24.5 C
New York
Tuesday, October 22, 2024

Buy now

Qeveria deklarohet për artikullin e Fox News “Autonomi për serbët e Veriut”

- Advertisement -

Një artikull i mediumit amerikan, “Fox Neës” ka nxitur debat në Kosovë. Në artikull, shkruan se BE-ja ka dhënë paralajmërim të fortë për dyja vendet, se nëse nuk bëjnë paqe, do t’i vuajnë pasojat.

Aty shkruan se shefja e KE-së tha se Serbia duhet ta njohë ‘de facto’ Kosovën si një komb të pavarur dhe Kosova duhet të lejojë autonomi për serbët etnikë në veri të Kosovës, ku ata përbëjnë shumicën.

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu ka thënë se Kosova nuk ka pranuar e as nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie.

“Për ne për momentin është e paqartë nëse lajmi në mediumin amerikan i referohet një citati të drejtpërdrejt të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen apo është interpretim i vet mediumit mbi deklarata të presidentes Leyen. Ajo çka duam ne të theksojmë është se Kosova nuk ka pranuar e as nuk është pajtuar për kurrfarë autonomie. Ne kemi treguar gatishmërinë tonë për respektim maksimal të të drejtave të çdo anëtari të komuniteteve, sipas standardeve të Këshillit të Evropës, aty ku do të anëtarësohet Republika jonë; por asnjëherë autonomi, defunksionalizim, fragmentim, apo çkado tjetër që nuk e lejon Kushtetuta e Republikës” ka thënë Kryeziu për Indeksonline.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit