Home Lajme Qeveria aprovon kërkesen e Telekomit për 15 milion euro huamarrje, ja ku do t’i investojë

Qeveria aprovon kërkesen e Telekomit për 15 milion euro huamarrje, ja ku do t’i investojë

0
Qeveria aprovon kërkesen e Telekomit për 15 milion euro huamarrje, ja ku do t’i investojë

Qeveria e Kosovës e ka miratuar kërkesën e Telekomit të Kosovës për huamarrje prej 15 milionë euro për projekte investive në këtë ndërmarrje.

Në mbledhjen e së enjtes të Qeverisë së Kosovës, ministri i Financave, Hekuran Murati, tha se është shqyrtuar kërkesa e Telekomit e cila fillimisht ka qenë 20 milionë euro.

“Kjo kredi do të shërbejë për investime në pajisje dhe sisteme telekomunikuese dhe përmirësimin e shërbimeve nga Telekomi”, ka thënë ai duke shtuar se Telekomi ka pasur nevojë për këtë kredi shtesë.

Exit mobile version