0.2 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Qeveri e paaftë dhe pa alternativë të funksionimit të institucioneve shtetërore!

- Advertisement -

Shkruan: Ferat Shala

Përderisa Qeveria e Kosovës po nxjerr opinione të brendshme ligjore, duke arsyetuar dështimin e saj, po mundohet të fusë shërbyesit civil në një qorrsokak duke i mashtruar që të njëjtit të nxjerrin vendime të kundërligjshme pa bazë ligjore si ushtrues të detyrave.

Opinioni publik është i informuar që Qeveria e Kosovës nuk është pajtuar me verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, dhe me këtë qëllim ka futur në plotësim ndryshim ligjin për zyrtar publik, krejt kjo me qëllim të rifutjes së neneve të kontestuara nga Partia Demokratike e Kosovës, të vërtetuara si shkelje flagrante e Kushtetutës nga Gjykata Kushtetuese.

Andaj, Qeveria duhet të jetë mendjehapur që në kurriz të amandamentimit të nenit 35 të Ligjit për Zyrtar Publik mos të fajsojë nesër opozitën për bllokim të institucioneve, sepse në këtë formë si ata kanë proceduar ligjin në Kuvend duke ri futur nenet antikushtetuese, Partia Demokratike e Kosovës e ka të domosdoshme t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, për të mbrojtur kushtetutshmërinë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit