Analisti Blerim Latifi, ka thënë se pos në LDK, probleme të brendshme ka edhe në PDK.
Ai situatën në PDK e ka qujtur si qetësi para stuhisë, duke shtuar se edhe aty ka shumë mospajtime e interpretime për rezultatin zgjedhor.
“Qetësi para stuhisë, mendoj që edhe në PDK ka pakënaqësi, mosmarrëveshje, interpretime të ndryshme edhe faturim të fajësisë në grupe dhe individë të ndryshëm”.
“Aktualisht jemi duke e parë dramën e brendshme në LDK. Ky rezultat ka qenë tronditës për opozitën”, ka thënë ai.






