17 C
New York
Saturday, October 11, 2025

Buy now

Qetë në Leskovc, 4 orë pa nisur ndeshja Serbi-Shqipëri

- Advertisement -

Shqipëria sonte do të përballet me Serbinë në stadiumin e Leskovcit.

Skuadra shqiptare tashmë gjendet atje, teksa gjatë ditës së djeshme janë raportuar disa incidente.

Sipas mediave shqiptare, komentatori i njohur i sportit, Dritan Shakohoxha, ishte ndaluar për rreth tri orë në aeroportin e Beogradit, raporton Klankosova.tv.

Ai tha se atij i ishte thënë se është në listën e zezë, siç tha se janë edhe Drejtori i Sportit në Artmotion, Arlind Sadiku, e gazetari Marin Mema.

Ndërkaq sot, mediat në Serbi raportojnë se në Leskovc po mbretëron situatë e qetë, rreth 4 orë pa nisur ndeshja.

Sipas “Nova”, vërehet shtim i forcave policore, por jo ndonjë organizim nga tifozëritë atje

Të ngjashme

Të fundit