11.7 C
New York
Wednesday, November 5, 2025

Buy now

Qesharake: Muratit ia mbush syrin vetëm koalicioni me Xhafer Tahirin, “harron” se gjithë LDK-ja është distancuar nga ky koalicion

- Advertisement -

Deputeti i VV-së, Hekuran Murati, ka dalë me konstatim qesharak.

Ai beson se koalicioni i VV-së me Xhafer Tahirin në Vushtrri do të funksionojë.

Ndonëse dega e LDK-së në Vushtrri dhe kryesia qendrore e LDK-së është distancuar nga koalicioni i Tahirit me VV-në, Murati vazhdon të besoi se ky koalicion ka mbështetjen e votuesve.

Në profilin e tij në “Facebook”, Murati ka shkruar se shumica e koalicioneve që po bëjnë partitë tjera nëpër komuna janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve të tyre.

“Ndër të paktat koalicione që në fakt e ka edhe mbështetjen votuesve është koalicioni VV-LDK i Sylejman Mehollit me Xhafer Tahirin në Vushtrri. Shumica e koalicioneve që po bëjnë partitë tjera nëpër komuna janë në kundërshtim me vullnetin e votuesve të tyre. Dhe do të jetë e vështirë që ato koalicione të rezultojnë në aritmetikë elektorale, sepse votuesi nuk do ta ndjekë urdhrin e partisë. Mirëpo në Vushtrri ka disponim të madh të votuesve për ta ndryshuar qeverisjen komunale. Prandaj edhe koalicioni i bërë ka gjasat maksimale për të prodhuar sinergjinë e nevojshme për ndryshim”, ka shkruar Murati.

Të ngjashme

Të fundit