Kadri Rahimaj është kryetar i Kamenicës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, të cilën e udhëheq Albin Kurti, që është kryeminsitër i Kosovës. Në LVV ekziston një kulti i personalitetit i z. Kurtit, i cili pothuajse asnjëherë nuk është përballur me kundërshtime të ashpra për lidershipin e partisë. E z. Rahimaj duket se ka dashuri të madhe për liderin e tij në parti.
Kjo pasi, ai në zyrën e tij mban një fotografi të Kurtit. Dhe jo çfarëdo fotografie, pasi duket se Rahimaj e ka përzgjedhur me kujdes fotografinë. Në fotografinë, që shihet prapa shpinës së z. Rahimajt, Kurti krahasohet me një luan.
Ndonëse njihet si “pishmanli”, Rahimaj është i vetëndosur në “adhurimin” e tij ndaj liderit të partisë, pasi ai i duket si një luan.
Në fakt, kjo është fotografia të cilën e mban në zyrë Rahimaj.
Siç ka shkruar kohë më parë Nacionale, shumë vendime të marra nga Kadri Rahimaj me vartësit e tij duket se janë shfuqizuar pasi kanë hyrë në fuqi, duke i bashkëngjitur edhe në këtë artikujt e saj.
Më 15 prill të këtij viti, në mënyrë krejtësisht të pakuptueshme, Kamenica vendosi që t’i pezullonte të gjitha shërbimet komunale. Pra, s’do të kishte kurrfarë shërbimi për qytetarët e Kamenicës.
“Ndoshta kur u kujtuan që komuna s’kishte kuptim pa shërbimet që iu ofroheshin qytetarëve – më 4 maj ose gati tri javë pas atij vendimi – vendimi fatmirësisht do të shfuqizohej.”