10 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

“Qesharake, kjo është fyese” – Avokati i Veselit i shokuar me deklaratën e çuditshme të Prokurorisë

- Advertisement -

Avokati i Kadri Veselit në Hagë, Ben Emmerson është shprehur i shokuar me sjelljen e Prokurorisë së Hagës si dhe komentet e saj në lidhje me mbrojtjen, ku ajo pretendon se avokatët mund të ndikojnë tek dëshmitarët.

Emmerson tha se komente të tilla nga Prokuroria janë qesharake dhe fyese, shkruan lajmi.net.

“Janë komente fyese, nuk përputhen fare me rregullat dhe dua ta trajtoj sepse është koment serioz. Ju duhet ta shikoni mënyrën se si paraqitet çështja tek prezumimi i pafajësisë. Çështja kryesore është proporcionaliteti i kësaj që propozohet. Prokurori tha që nuk e dinte nëse e kishte të drejtën të përfaqësonte viktimat. Ai nuk e ka këtë të drejtë.  Siç thotë prokuroria se për çfarë është ky protokoll dhe cila është metodologjia. Prokuroria thotë se do të shmang ritraumatizimin e dëshmitarëve dhe të ruaj integritetin e tyre fizik”, tha ai.

Emmerson tha se komente të tilla nga Prokuroria janë kërcënim edhe për vet bashkëpunimin mes palëve.

“Është një proces ku secila palë duhet të ketë besim që të paraqes çështjen e vet. Nëse Prokuroria thotë se nuk mund t’ia kesh besën mbrojtjes, kjo është për të qeshur. Kam frikën se gjithçka mund të rrëzohet sepse gjithçka bazohet në besimin mes palëve. Këto janë kërcënim për bashkëpunimin e dëshmitarëve”, tha ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit