Trjaneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, ka folur sërish për mundësinë e kalimit të tij si trajner te ish-klubi i vet si lojtar, Real Madridi.
Këto spekulime u kthyen pasi tashmë dihet që Carlo Ancelotti do të largohet nga Mbretërit në fund të sezonit.
“Veçse nisën pyetjet për Real Madridin [qesh]. Koha ikën por afeksioni mbetet”, ka thënë Alonso.
“Lidhja jonë është shumë e fortë, kjo është e qartë. Mirëpo, përqendrimi im është Bayer Leverkuseni tani, kjo është në mendjen time”.