Home Ballina Qerkini për Vuçiqin: Për do tabela të kerreve po gjen kajde, e po t’i jep kriminelët

Qerkini për Vuçiqin: Për do tabela të kerreve po gjen kajde, e po t’i jep kriminelët

0
Qerkini për Vuçiqin: Për do tabela të kerreve po gjen kajde, e po t’i jep kriminelët

Kryetari i Shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini nuk beson që Serbia do të marrë vendim për të treguar se çfarë ka ndodhur me të zhdukurit me dhunë në Kosovë.

Sipas tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po “qet kajde” për targat e veturave, e lëre më të tregojë se kush i ka kryer krimet.

“Kurrë hiq. Ai për do tabela të kerreve po gjen 100 mijë kajde, jo po t’i jep ai kriminelët çka kanë bërë në Republikë të Kosovës”, tha ai në “Këndi i Debatit” në Tëvë 1.

Kosova shënon sot Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur me dhunë gjatë luftës, ku edhe pas 24 vjet pas lufte ende nuk dihet asgjë për fatin e 1 mijë 621 personave të zhdukur me dhunë nga forcat serbe. /Teve1.info/

Exit mobile version