10 C
New York
Thursday, March 6, 2025

Buy now

Qerkini me kritika për politikanët: Të mos na mbajnë deklarata, por të na tregojnë për të pagjeturit

- Advertisement -

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve, pas homazheve te Memoriali për të Pagjeturit, ka folur për medie ku është shprehur i zhgënjyer me angazhimin e institucioneve për të pagjeturit.

Ai ka thënë se nuk kanë nevojë për deklarata as nga presidentja, Vjosa Osmani e as nga Komisioni Qeveritar për të Pagjeturit.

“Flitet prej 10 gushtit, prej 27 prillit, flitet në çdo cep të Kosovës ku ka përmendore, të cilat lëvdatën ua hedhin vetes se Serbia ka faj. Nuk ka nxënës në shkollë fillore që nuk e di se Serbia ka faj. Për atë e kemi zgjedhur problemin politik e të largohet politika nga pjesa humane, kemi të drejtë me konventa kombëtare të dimë për persona të pagjetur, kush paska faj, kush nuk po e shtyen çështjen sa duhet”.

“Pse duhet të më tregojë mua Vjosa Osmani për politikë, se çka flitet në Bled apo kudo në bashkësinë evropiane. Unë dua që ajo të më tregojë konkretisht se çka ajo ka për detyrë të bëjë për personat e pagjetur. Komisioni qeveritar është formuar për të na ndihmuar për zbardhjen e fatit të pagjeturve, jo që të na mbajë deklarata, deklaratat e tyre janë mbetur në letër. Aneksi i cili është pritur shumë prej Ohrit ka shkuar në Bruksel. A thua nuk dinë? Dinë edhe Beogradi edhe Prishtina. A thua nuk munden? Nuk është e vërtetë që nuk munden, sepse i kanë ata akterë ndërkombëtarë që na kanë liruar dhe ata duhet të na i gjejnë personat e pagjetur.” – ka thënë ai sipas Ekonomia Online.

Tutje ai ka bërë thirrje edhe ndaj bashkësisë ndërkombëtare që të veprojë.

“Bashkësia Ndërkombëtare e ka për detyrë që t’i marrë të gjitha shtetet e QUINT-it sepse asnjë varr masiv, pa imazhe satelitore nuk kemi mundur t’i gjejmë personat.” – ka thënë ai.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit