6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Qeriqi: Shukri Buja na tha se Shtabi kishte urdhëruar të tërhiqeshim nga Blinaja

- Advertisement -

Dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se gjatë kohës së luftës, Shukri Buja iu kishte thënë ushtarëve të tërhiqeshin nga Blinaja dhe vendet e tjera gjoja se kishte urdhëruar Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nga Blinaja nga komplet. Ka dhanë urdhër me u terhek luftëtarët e batalionit. Domethënë me u terhek nga zonat. E kam taku dhe e kam pyet kush e bëri këtë, me thotë që zbatova urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm. Kështu ka thënë atëherë në atë kohë para ushtarëve. Edhe për këtë nuk e besoj që ka thënë Shtabi i Përgjithshëm e që e ka dhanë atë urdhër”, tha dëshmitari.

Ai tha se pas takimit që kishin pasur me disa persona nga Shtabi i Përgjithshëm e kanë kuptuar se këtë urdhër, Shukri Buja e kishte bërë kokë në vete.

“Pas një takimi kur kanë ardh tek na, kanë thanë që se kena ba. Ata mu nuk me kanë dhënë përgjegjësi por e kemi kuptu që e ka ba kokë në vete Shukri Buja”, tha ai.

Sipas tij, Shukri Buja iu kishte thënë ushtarëve që të tërhiqen nga fronti pasi që më nuk do të kishte UÇK.

“Ju ka thanë ushtarëve në front tehiquni, tërhiquni e mbanja kah doni se s’ka ma UÇK. Pastaj, ne jemi bërë bashkë ushtarët edhe kemi vendos mos me ik, po kemi ngelë. Ai është moment, kemi ngelë në front. Kur ka ardh ky e kam pyet se kush e bëri dhe thotë se e zbatova urdhrin e Shtabit të Përgjithshëm dhe ka ec. Ne, kemi ngelë në rrugë… s’kena pas kah me shku. S’ka pas ma urdhra aty. U kanë luftë dhe nuk mundesh me kuptu qysh ka qenë në gjendje lufte”, tha dëshmitari.

Pastaj, ai tha se kanë mbetur pa komandë derisa shokët e tij i kanë udhëzuar që ta vazhdojnë luftën.

“Kemi mbetë aty dhe masanej kanë ardhur për një kohë shumë të shkurtë, shumë të shpejtë ata shokët që i kam përmend, e kanë mbajtë një takim, kanë thanë vazhdojnë luftën, është në rregull, është kështu. S’kisha pas qare me e zbatu urdhrin, po aty ka qenë luftë dhe kemi ngelë të shpërndarë, kemi ngelë keq. Na kemi ngelë në rrugë, kemi mbetë pa komandë. S’kemi pas ku me shku. Kemi ngelë për një kohë të caktume, shumë të shpejtë derisa jemi bërë bashkë prapë. Kemi ngelë nga ai moment thuaja një javë ditë pa komandë. Kemi ngelë në rrugë sikur të themi si zojëve kur nuk e kanë pulën, te them popullorçe”, tha dëshmitari.

Ai shtoi se brenda dy javësh janë mobilizuar serish dhe janë bashkuar ushtarët për të vazhduar luftën.

‘Kemi ngelë vetëm. Shukria dikun tjetër, Fatmiri dikun, unë diku ngela me ushtarë. Brenda një jave, dy jemi bashku prap”, shtoi tutje ai./Betimi për Drejtësi

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit