6.2 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Qeriqi: Kurti sa ishte në opozitë ishte krah veteranëve, tash po ndodh e kundërta

- Advertisement -

Xhevdet Qeriqi, kryetari i Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sa ishte në opozitë ka qenë përkrahë veteranëve, dhe ka bërë me dije se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre.

“Protesta nuk ka lidhje me ngjyrime politike, unë personalisht kam dalë për ti mbrojt këta luftëtarë, të drejtat e tyre të arsyeshme, dhe gjatë gjithë ditës kam qendru aty, dhe kam komuniku me shumë prej tyre, dhe qëllimi i vetëm i tyre ka qenë kërkesa e tyre që të përfshihen në Ligjin e Pagës minimale, dhe janë të vendosur në këtë drejtim dhe nuk do të tërhiqemi nga kërkesat tona”.

Ai tha se tash Kurti po vepron të kundërtën e asaj çfar vepronte sa ishte në opozitë.

“Qeveria duhet me reflektu, me marr hapa konkret në këtë drejtim, sepse në të kaluarën sa kanë qenë në opozitë kanë qenë përkrah nesh, dhe tash po ndodh e kundërta”, tha Qeriqi në Politiko, në Kanal10.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit