Ismet Munishi nuk do të jetë më trajner i skuadrës së Ferizajt.
Përkundër se ferizajasit janë një nga klubet më të organizuara në Kosovë, rezultatet nuk kanë qenë ato që janë pritur në këtë fillim edicioni në Ligën e Parë.
Pas nëntë ndeshjeve të zhvilluara, ferizajasit zënë vendin e katërt në tabelë me 14 pikë, shtatë më pak se lideri Ulpiana që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Kjo ka bërë që trajneri i deritanishëm i tyre, Ismet Munishi të largohet pas humbjes 2-1 nga Vjosa e Shtimës të premten.
Gazetarja sportive Qëndresa Krelani e ka postuar në faqen e sja një statistikë interesante duke shkuar se Munishi bëhet “kampion” i shkarkimeve.
Postimi i Qeqa Krelanit pa ndërhyrje
Dje ne futbollin e Kosoves u shenua nje tjeter rekord. Trajneri Ismet Munishi statistikisht behet trajneri me i shkarkuar ne historine e futbollit te Kosoves, me vetem 1 titull te fituar ne karieren e tij.
10 vjet,
11 skuadra,
11 shkarkime
1 titull.