Problemi me qentë endacakë është i pranishëm edhe në Drenas.
Një lexues ka dërguar një video, sipas të cilit pacientët po ndihen të rrezikuar pas prezencës së tyre në afërsi të QKMF-së.
Llava e qenve endacakë po qëndronte pranë objektit të Qendrës Kryesore e Mjekësisë Familjare në Komunën e Drenasit.
Lidhur me këtë problem Insajderi ka kontaktuar edhe me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë të kësaj Komunë, në përgjigjen e tyre thuhet se e ndajnë shqetësimin me qytetarët.
“Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, ndanë shqetësimin me qytetaret e Drenasit për rrezikun që paraqitet nga turmat e qeneve endacak. Ne DShPE-ja kemi një Marrëveshje Mirëkuptimi për trajtimin e qenëve endacak në Komunën e Drenasit me Fondacioni StrayCoCo / Stiftung Steingulweg 8 CH-8332 Russikon nga Zvicra”, thuhet në përgjigje.