Kryetari i ARK-së, Behgjet Pacolli ka reaguar sërish ndaj zërave që tentuan t’a implikojnë me vrasjen e Liridona Ademajt përkatësisht me Naim Murselin.
Pacolli ka publikuar një fotografi me bashkëshorten dhe djalin e tij, Armanin për të cilin deklaroi se është duke u bullizuar për shkak deklarimeve të analistit nga Shqipëria, Arjan Curri.
Ai ka zgjedhur që përmes postimeve në “Facebook”, ta sqarojë veten e tij, të mohojë zërat se ka lidhje me rastin e Liridonës.
“Qentë endacakë lehin ne fluturojmë mbi ta”, është shprehja që ai thotë se ia ka thënë i biri teksa ky e ka sugjeruar të jetë njeri i mirë e i respektueshëm.
Postimi i plotë:
Duke fluturuar mbi Evropë, djali im i vogël Armani (diku e kishte degjuar) me tha. “Babi ata që po flasin dhe duan të na njollosin emrin, a janë ata si endacakët që lehin derisa ne po fluturojmë mbi ta, ne po fluturojmë shumë lart mbi ta”.
Ai ketu e kishte fjalën për ata të cilet po tentojne te njollosin emrin e nderin e familjes tonë.
Unë u buzëqesha dhe i thashë, mos u ndikoni nga askush, vazhdoni të respektoni dhe bëhuni te mirë me të tjerët!
https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=895783575243868&id=100044367011944&mibextid=Nif5oz