29 C
New York
Monday, July 28, 2025

Buy now

Qentë endacak, aktivistët kundër projektit të komunës (Video)

- Advertisement -

Komuna e Gjilanit ka nisur një projekt që synon trajtimin e qenëve endacakë në territorin e saj. Megjithatë, derisa të fillojë zbatimi konkret i këtij projekti, shumë qytetarë shprehen të pasigurt dhe të rrezikuar nga prania e qenve në rrugë.

Ndryshe nga këndvështrimi i qytetarëve që ndihen të kërcënuar, ka edhe të tillë që prej më shumë se 20 vitesh kujdesen për këto kafshë. Ushqejnë dhe mbrojnë qentë endacakë dhe tani i frikësohen skenarit që, sipas tyre, synon eliminimin e tyre.

Sipas aktivistëve për të drejtat e kafshëve, Komuna synon “vendosjen në gjumë” të qenve – një veprim që ata e konsiderojnë të papranueshëm dhe çnjerëzor. Prandaj, ata kërkojnë që ky plan të anulohet menjëherë.

Valbona Ferati nga Fondacioni për Mbrojtjen e Kafshëve ka ngritur edhe shqetësime lidhur me mënyrën e menaxhimit të projektit, duke kundërshtuar faktin që tenderi për trajtimin e qenve është fituar nga një veteriner nga Vushtrria. Ajo shton se fondacioni do t’i drejtohet organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve, për të kërkuar mbështetje dhe ndërhyrje.

Të ngjashme

Të fundit