Një rast i rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në shkollën e mesme “Fan Noli” të Podujevës.
Një qen ka sulmuar disa nxënës në oborrin e shkollës.
Sipas pamjeve qeni ka arritur të futet edhe në objektin e shkollës.
“Po është rast i vërtetë. Gjashtë fëmijë janë kafshuar nga qeni, ndërsa dy të tjerë kanë lëndime duke tentuar të shmangin sulmin nga kafsha. Fëmijët e kafshuar janë dërguar në Infektive dhe kanë marrë vaksinën kundër infektimit” thuhet në përgjigjen e emergjencës për Indeksonline.