16.9 C
New York
Tuesday, May 20, 2025

Buy now

Qeni e kishte në gojë qesen”, dëshmitari tregon se si e gjetën foshnjën në mbeturina në Matiqan

- Advertisement -

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur të hënën në Matiqan të Prishtinës, ku një foshnjë pa shenja jete është gjetur në një deponi mbeturinash, e futur brenda një qeseje plastike.

Njëri nga dëshmitarët që e ka gjetur foshnjën ka rrëfyer për Klan Kosova momentin e tmerrshëm kur e gjetën trupin e pajetë.

“Me shokun tem jam kanë dhe ai e ka parë qenin me një qese në gojë. Unë isha në oborr të tij dhe ka vrapuar, më ka thënë ‘leji ata hekra se po më duket një fëmijë i vdekur’. Jam shkuar dhe e kam parë, këmbët i kishin dalë jashtë qeses, dhe e pashë që fëmija ishte i vdekur”, tregoi dëshmitari.

Të ngjashme

Të fundit