Vetëm 20 minuta në ditë në ambiente të hapura, si park apo pyll, mund të rrisin përqendrimin deri në 20%.
Studimet tregojnë se kontakti me natyrën ndihmon në uljen e lodhjes mendore dhe rritjen e kreativitetit.
Ky efekt i njohur si “rimëkëmbja mendore” (mental restoration) vjen nga largimi nga stimujt e tepërt që përjetojmë në ambientet urbane apo digjitale.
Në natyrë, truri ka mundësi të pushojë dhe të rivendosë ekuilibrin e tij.
Psikologët sugjerojnë që edhe një shëtitje e shkurtër në gjelbërim gjatë pushimit të drekës mund të sjellë përfitime të menjëhershme për produktivitetin në punë dhe mirëqenien mendore.