-0.4 C
New York
Sunday, January 26, 2025

Buy now

Qendrimi i Presidentes për dialog kushtëzohet vetem nga një mentalitet ad hoc. Rrezik të mos arrijë efektin e dëshiruar

- Advertisement -

Shkruan: Besa Ismaili

Qendrimi i Presidentes për dialog kushtëzohet vetem nga një mentalitet ad hoc. Ajo nuk ka një strategji për dialogun, sikundër që nuk pati asnjëherë deri tani as perkushtimin dhe as vizionin për të.

Vetëm disa ditë para sulmeve terroriste në veri, ne dëgjuam Presidenten znj.Vjosa Osmani duke thënë le ta harrojnë (BE-ja) dialogun nëse nuk liberalizohen vizat. Një pohim tejet populist momental, që vendoste nën hije të gjitha çështjet jetike për Kosovën që vareshin nga dialogu, siç është vet sovraniteti i shtetit, sigurisë, njohja dhe paqja, çështja e të pagjeturve dhe shumë të tjera.

Vetëm disa ditë pas sulmit terrorist në veri, ne po dëgjojmë që Presidentja Osmani vjen me propozimin për zgjidhje dhe thërret për të hartuar draftin për Asociacion për t’a prezantuar para sekretarit amerikan të Shtetit, ‘’në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhje me letrën e ish-shefes së diplomacisë së BE-së, Federica Mogherinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan në opinionin’’. Korniza këto të pandryeshueshme që nga viti 2012, respektivisht 2015, vetëm për t’u bërë të pranueshme sot, ndërkohë që kostoja e saj sot për Kosovën është bërë tejet rënduese gati e papërballueshme. Mbase edhe sikur në ato momente kur kërcënonte për dalje nga dialogu të kishte ofruar zgjidhjen që ofron këto ditë, situata për Kosovën do të ishte shumë më ndryshe sot. Dhe po te mos ishte ky tension i prodhuar me bashkësinë ndërkombëtare, vecanërisht amerikanët për punën e Asocacionit, kjo iniciativë e znj. Osmani as që do të ndodhte. Sikur që po të ishte arritur marrëveshja para gjithë këtyre viteve që po dëshmohen të humbura dhe të kushtueshme për Kosovën, as grupet terroriste serbe nuk do ta merrnin guximin që me këtë lehtësi ta sulmonin Kosovën.

Rreziku aktual tani në tavolinë është se qendrimi më i fundit dhe ad hoc i Presidentes Osmani për asociacionin, dialogun dhe arritjen sa më të shpejt të marrëveshjes nuk do të ketë efektin e dëshiruar.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit