7.5 C
New York
Monday, November 24, 2025

Buy now

Qëndrimi i Kurtit në Vatikan, ambasadori Miftari i reagon publikisht: Kush u mor me organizimin, nëse jo misioni i Kosovës?

- Advertisement -

Vehbi Miftari, Shef i Misionit të Posaçëm të Republikës së Kosovës në Selinë e Shenjtë në Vatikan, i ka reaguar publikisht kryeministrit në detyrë, Albin Kurti pas pjesëmarrjes së këtij të fundit në një koncert të Korit të Operës së Kosovës në Bazilikën Santa Maria in Aracoeli.

Në reagimin e tij, Miftari e ka pyetur Kurtin se kush është marrë me organizimin e vizitës së tij, nëse jo Misioni i Kosovës në Vatikan.

“Kryeministër! Ishit në Vatikan? Po Misioni i Kosovës në Vatikan, a ishte aty, ashtu siç e kërkon praktika diplomatike dhe sjellja shtetërore? A e kishit vënë në dijeni? Kush u mor me organizimin, nëse jo misioni juaj në shtetin e Vatikanit?”, ka shkruar Miftari, i cili sipas Ligjit për Shërbimin e Jashtëm e ka obligim që të ndihmojë institucionet e Republikës së Kosovës në kryerjen e aktiviteteve dhe vizitave institucionale në vendin pritës.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë Albin Kurti të dielën njoftoi në Facebook se ka marrë pjesë në këtë event dhe se ka mbajtur edhe një fjalim.

 

Të ngjashme

Të fundit