2.7 C
New York
Wednesday, December 3, 2025

Buy now

Qëndrimi i amerikanëve, Mulliqi: Kosova duhet të bëhet sa më shpejtë anëtare e NATO-s

- Advertisement -

Në Komitetin për Punët të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve në ShBA, u mbajt një seancë dëgjimore ku u diskutua për shumë çështje me rëndësi për sigurinë, në veçanti edhe për rajonin e Ballkanit.

Pjesë e agjendës të këtij sesioni dëgjimor ishte edhe Kosova.

Detaje për këtë takim dha nënkryetari i komunës Wyley në Texas, Gino Mulliqi.

Mulliqi tha në Edicionin Special në Klan Kosova se qëndrimi i dyja palëve, si republikanëve ashtu edhe demokratëve është që vendi ynë të bëhet sa më parë anëtar i NATO-s.

“Gjëja kryesore që doli nga ky hearing (dëgjim) ishte që Kosova të futet sa më parë në NATO, të stabilizohet pjesa e Ballkanit Perëndimor njëherë e përgjithmonë, dhe që Serbia të mos mendojë që me influencën e Rusisë që ndonjëherë të krijojë destabilizim në regjion”, deklaroi ai në Klan Kosova.

Ai foli edhe rreth rëndësisë së kësaj ngjarje, ku u fol edhe për Kosovën.

Të ngjashme

Të fundit