11.8 C
New York
Tuesday, February 25, 2025

Buy now

“Qëndrimi amerikan s’ka ndryshuar, por është harmonizuar me planin evropian”

- Advertisement -

Prezantimi i Planit franko-gjerman ka ndryshuar gjërat në procesin e dialogut Kosovë – Serbi.

Njohja e ndërsjellë mes dy shteteve është njëri nga ndryshimet, pasi në bazë të këtij plani nuk parashihet që të ndodh së shpejti, por ndoshta në faza të mëvonshme.

Madje as amerikanët si promotorët më të mëdhenj të kësaj çështje nuk e përmendin mundësinë që tani të ndodh njohja reciproke.

Njohësi i çështjeve politike Melazim Koci thotë se amerikanët nuk kanë ndryshuar nga qëndrimi i tyre, por thjeshtë kanë një harmonizim të qëndrimeve me Planin franko-gjerman.

“Unë mendoj që nuk ka lëvizje absolutisht nuk ka lëvizje nga pozicionimi i Shteteve të Bashkuara, pro pavarësisë së  Kosovës, ndryshimi ka të bëjë me lëvizjen taktike pra me mbështetjen për planin franko-gjerman ku nuk parashihet njohja de jure por vetëm njohja de fakto. Do të thotë kemi të bëjmë me lëvizje në hapa jo në qëllimin përfundimtar i cili ka qenë dhe mbetet jam i sigurt pavarësia e Kosovës, njohja e pavarësisë së Kosovës”, tha Koci.

Profesori universitar Seb Bytyqi thotë se qëndrimi amerikan për njohjen nuk ka ndryshuar, por që i është përshtatur mundësisë për arritjen e një marrëveshje.

“E patëm edhe deklaratën e zëdhënësit Price që theksoi që ende vazhdon që njohja reciproke të mbetet si qëllim i angazhimit të SHBA-së, mirëpo gjithashtu kemi pasur edhe deklarata më herët në lidhje me atë që për momentin pra tash për tash nuk është e realizueshme njohja reciproke edhe kjo letra pra duhet të shihet në këtë kontekst, pra në kontekstin e përgatitjeve për një marrëveshje ku nuk shihet që njohja reciproke si diçka që mund të përfshihet në këtë marrëveshje, por që ndoshta mund të vije më vonë varësisht pra prej asaj se si shkojnë negociatat”, deklaroi ai.

Megjithatë plani franko-gjerman ka shumë paqartësi, por po pritet që plani të qartësohet në takimin e radhës në Bruksel. /Teve1/

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit