14.4 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Qëndrimet e Ruttes për FSK-në vlerësohet se nuk janë në kundërshtim me ato të NATO-s

- Advertisement -

Për herë të parë si Sekretar i NATO-s, Mark Rutte ishte të martën në Kosovë.

Ai u prit nga kryeministri Albin Kurti e presidentja, Vjosa Osmani, ku me këtë të fundit pati edhe deklarim për media.

Rutte tregoi se qasja e Aleancës Veri-Atlantike ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës nuk ka ndryshuar, pasi që mandati i tyre është të sigurohen që FSK-ja të jetë efektive në rolin e vet humanitar në Kosovë.

“Mandati është që të sigurohemi që FSK-ja të jetë efektive në rolin e vet humanitar këtu në Kosovë. Kështu është mandati saktësisht i NATO-s për ta ndihmuar FSK-në që të jetë më e mirë si forcë humanitare kur ka fatkeqësi të tilla natyrore ose njerëzore. Ky është mandati, për këtë punojmë çdo ditë, vazhdimisht”, tha Rutte.

E koloneli ushtarak në pension Hysen Gecaj thotë se ky qëndrim nuk është në kundërshtim me qëndrim të NATO-s në raport me FSK-në.

“FSK-ja me partneritet me disa shtete tjera anëtare po ashtu të NATO-s, ka tjetër mision, tjetër qëllim, tjera detyra dhe ajo shkon drejt avancimit dhe zhvillimit të saj në kuptimin partner me shtete të ndryshme aleate tonat dhe kjo aspak nuk është në kundërshtim me deklaratën e z.Rutte”, thotë ai.

Sipas tij, mandati i NATO-s në aspektin e sigurisë në Kosovë, tashmë është bërë i qartë.

“Ashtu siç i ka lëshu shumë kompetenca bashkësia ndërkombëtare autoriteteve kosovare gradualisht, ashtu do të veprojë me veriun gradualisht por edhe me FSK-në njëkohësisht gradualisht duke u ngritë kapacitetet tona dhe duke u zvogëlu nevoja për të qenë prezent kapacitetet e shtuara qoftë të NATO-s apo policisë së EULEX-it apo kujtdo qoftë tjetër”, shprehet Gecaj.

Kurse njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi vlerëson se deklarime të tilla tregojnë qartë qëndrimin e NATO-s ndaj FSK-së.

“Shefi i NATO-s, Mark Rutte e saktësoi të drejtën me mandatin e FSK-së. Ne nuk duhet të shqetësohemi nga e vërteta, duhet të shqetësohemi nga angazhimet tona, nga detyrimet tona që kemi ligjore për të vepruar në mënyrë të shpejtë, shumë të organizuar dhe të unifikuar sa i përket avancimit të FSK-së dhe mandatit të saj në çështjet e sigurisë”, thotë Elezi.

Në këtë vizitë u tha nga krerët shtetërorë se synimi i Kosovës është i qartë në anëtarësimin në NATO dhe kontribuues i palëkundur për sigurinë rajonale dhe globale.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit