Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës, Petrit Malaj.
Ky takim siç ka njoftuar MPJ ka pasur fokus në interesin e përbashkët strategjik kombëtar dhe unifikimin e diplomacisë së dy shteteve.
“Gjatë takimit u diskutua për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërinstitucional, rritjen e koordinimit në politikën e jashtme dhe të qëndrimeve të përbashkëta në arenën ndërkombëtare, në funksion të interesave të përbashkëta”, njofotn MPJ.
Sipas komunikatës, Malaj e ka ftuar Konjufcën që të marrë pjesë në Samitin e Diasporës që Shqipëria e organizon çdo vit.






