12.4 C
New York
Monday, March 17, 2025

Buy now

Qëndrim Zyba ftohet nga Franco Foda për ndeshjet e “play-off”-it kundër Islandës

- Advertisement -

Franco Foda e ka ftuar Qëndrim Zybën në grumbullimin e Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e muajit mars.

Trajneri Franco Foda ka vendosur ta ftojë 25-vjeçarin, i cili më herët ishte pjesë e listës së zgjeruar.

Kosova do të luajë dy ndeshje ndaj Islandës më 20 dhe 23 mars në play-offin e Ligës së Kombeve

Lidhur me këtë ftesë dhe listën e plotë të lojtarëve të grumbulluar, përfaqësuesi i “Dardanëve”, Franco Foda, do të mbajë një konferencë për media nesër, në orën 12:00.

Ai pritet të flasë për përgatitjet e ekipit dhe pritshmëritë nga ndeshja ndaj Islandës.

Ndërkohë, Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë stërvitjen e parë të hënën, në orën 17:30, në Kampin Nacional në Hajvali.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit