Kryetari i Rinisë Demokratike në Gjilan, Qendrim Qerimi do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.
Ai do ta bartë numrin 103 në listën e kandidatëve të PDK-së për deputetë.
Qerimi në “Facebook” ka treguar arsyet e kandidimit për deputet.
“Ky vendim buron nga dëshira ime e thellë për të kontribuar në zhvillimin e vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë. I falënderoj të gjithë, në veçanti Rininë Demokratike të Kosovës, Degën e PDK-Gjilan, kryesinë e partisë dhe të gjithë strukturat, aktivistët dhe qytetarët e vendit tim që më shtynë përpara për t’i përfaqësuar ata”, ka shkruar Qerimi.
Postimi i plotë:
Përshëndetje miq!
Përmes këtij shkrimi, ju njoftoj se nga sot jam kandidat për deputet nga radhët e PDK-së, në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Të dashur qytetarë,
Me ndjenjë të thellë përgjegjësie, dua t’ju njoftoj se nga sot jam kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). Ky vendim buron nga dëshira ime e thellë për të kontribuar në zhvillimin e vendit dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve tanë.
I falënderoj të gjithë, në veçanti Rininë Demokratike të Kosovës, Degën e PDK-Gjilan, kryesinë e partisë dhe të gjithë strukturat, aktivistët dhe qytetarët e vendit tim që më shtynë përpara për t’i përfaqësuar ata.
Jam i bindur se përvoja, vlerat dhe energjia që përfaqësoj mund të sjellin ndryshime pozitive. Bashkë me PDK do të punojmë pa u ndalur për fuqizimin dhe pavarësimin e të rinjve, zhvillimin ekonomik, arsim e shëndetësi cilësore.
Ftoj të gjithë ata që ndajnë vizionin për një Kosovë më të mirë, të bashkohen me mua në këtë rrugëtim.
Së bashku, mund të arrijmë qëllime të mëdha për vendin tonë!