“Qendra Presidenciale Clinton” ka kujtuar 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës.
Kjo qendër, që paraqet një perspektivë unike të punës, të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen e presidentit Bill Clinton, në postimin e bërë në X, thotë se ShBA-ja në atë kohë i drejtoi aleatët e NATO-s në një fushatë ajrore “që dëbuan me sukses forcat serbe, duke i dhënë fund një dekade shtypjeje dhe një fushate brutale të pastrimit etnik, duke i dhënë fund luftës në Kosovë”.
“Aksioni ushtarak ndihmoi në rivendosjen e vetëqeverisjes për krahinën dhe çoi në pavarësi për Kosovën në 2008”, shkroi kjo Qendër në X.
Më 1999, në kohën kur u mor vendimi për të sulmuar caqet serbe, president i ShBA-së ishte Bill Clinton. /Klankosova.tv