5.1 C
New York
Friday, March 14, 2025

Buy now

Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut shpenzoi 19 mijë euro për çokollata

- Advertisement -

Mbi 19 mijë euro i ka kushtuar Qendrës Kombëtare të Kosovës për Transfuzion të Gjakut, furnizimi për një vit me çokollata. Ky produkt u jepet dhuruesve të gjakut, me qëllim të zëvendësimit të vlerave energjetike. Ndërkaq, shifra e ndarë për to, u arsyetua me numrin e personave që përgjatë një viti dhurojnë gjak.

Bëhet në baza vullnetare.

Pasi të dhurohet gjak, nga mantel bardhët marrin çokollatë e pije.

Për një vit furnizim me çokollata, Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzion të Gjakut ka shpenzuar 19 mijë e 100 euro.

Drejtoresha e kësaj qendre, Bukurie Zhubi, këtë shifër e ka arsyetuar me numrin e dhuruesve të gjakut.

Ndërsa, produktet sipas saj, kanë si qëllim rikthimin e energjive të personave dhurues të gjakut.

“Me qëllim që dhurimi i gjakut të jetë sa më i lehtë dhe pa probleme, praktika e mirë transfuzive rekomandon zëvendësimin energjetik dhe të lëngjeve menjëherë pas dhurimit. Rrjedhimisht, të gjithë dhuruesve të gjakut, iu jepet një çokollatë (karbohidrate, posaçërisht hekur) dhe një lëng 200-400 ml për të zëvendësuar vlerat energjetike dhe lëngjet nga dhurimi paraprak”, Bukurie Zhubi, drejtoreshë e Qendrës për Transfuzionin të Gjakut.

Përpos kësaj, konsumi i këtyre produkteve, Zhubi thekson se është i nevojshëm për vazhdimin e aktiviteteve ditore.

“Dhuruesit udhëtojnë; kthehen në vendet e punës; vozisin apo kryejnë punë tjera. Andaj QKKTGJ me qëllim të ruajtjes së shëndetit të tyre aplikon këtë praktikë, e që zakonisht është praktikë në të gjitha qendrat transfuzive anembanë botës”, tha ajo.

Për një periudhë kohor një vjeçare, numri i dhuruesve të gjakut përllogaritet që tejkalon shifrën prej 30 mijë personash.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit