Qendra e Londrës u ndez me dekorime për herë të parë përpara muajit të shenjtë islamik, Ramazanit.
“West End” i qytetit shkëlqeu me 30,000 drita përderisa muslimanët në mbarë botën po përgatiten të agjërojnë për një muaj të tërë duke filluar nga 23 marsi.
“Për herë të parë ndonjëherë West End po ndriçohet nga një shfaqje e bukur dritash për të shënuar muajin e shenjtë të Ramazanit. Ishte nder t’i ndizja zyrtarisht këtë mbrëmje përpara fillimit të Ramazanit.”, shkroi Khan në Twitter.
Ramazani është një shtyllë thelbësore e Islamit dhe është periudha njëmujore kur muslimanët përmbahen nga ngrënia dhe pirja nga lindja e diellit deri në perëndim të diellit. Rituali ka për qëllim të inkurajojë të gjithë të përqendrohen në shpirtëroren, durimin dhe bamirësinë e tyre.