11.5 C
New York
Wednesday, March 12, 2025

Buy now

“Qen të mediave”, “media kriminale”- Kurteshi shpërthen në ofendime të rënda ndaj gazetarëve në QNR

- Advertisement -

Anëtari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve nga Lëvizja Vetëvendosje, Sami Kurteshi- ka shpërthyer me ofendime të rënda në drejtim të gazetarëve dhe pronarëve të mediave në Kosovë.

As sot Kurteshi nuk ka munguar në Qendrën ku po numërohen votat. E prezenca e gazetarëve duket se e ka acaruar shumë Kurteshin.

Ai është lëshuar në ofendime të rënda duke i quajtur gazetarët “qen” e mediat “kriminale”.

Nuk merrna me ksi, na kemi fitu na kanë lëshu me media e me krejt dhe kemi fitu. Ksi qen të mediave që kanë shkru gjithçka domethënë s’i marr parasysh. Le të pëlcasin e le të vinë le të kshyrin qysh behet”, dëgjohet teksa thotë Kurteshi.

Ai po ashtu pati përplasje edhe me një prej gazetareve që po tentonte ta pyeste në lidhje me rinumërimin.

Media kriminale që e kanë një qëllim”, shtoi ai.

“Veç mos më përcillni, është e ndalume mu me më përcjell. Ju jeni media kriminale të vrasësve me pagesë sikur qysh është…. Jo s’është gazetarë, diçka tjetër është gazetë. Ju nashta keni pa unë s’kam pa. Jeni të intsrukturum prej një krimineli i vrasës së njerëzve, pra ndihmës i vrasësve me pagesë”, shkoi tutje ai.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit