21.4 C
New York
Friday, May 16, 2025

Buy now

Qëlloi me grusht kryetarin e KZAZ në Kashar, arrestohet 26-vjeçari

- Advertisement -

Policia ka arrestuar vëzhguesin nga radhët e Partisë Socialiste, i cili goditi me grusht kreun e KZAZ-së në Kashar.

Ai është Rei Nozlli vëzhgues nga radhët e deputetit të Partisë Socialiste Orlando Rakipi.

Ky incident shkaktoi ndërprerjen përkohshme të procesit të numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.

Kreu i KZAZ-së në Kashar, që është nga radhët e Partisë Demokratike, u godit gjatë këtij përplasje fizike. Numërimi i votave në këtë qendër mbetet i pezulluar deri në njoftimin e mëtejshëm nga autoritetet.

Në lidhje me pretendimet për përfshirjen e punonjësve të policisë në konflikt, autoritetet sqarojnë se këto janë të pavërteta.

Policia vijon punën për shoqërimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe personave të tjerë të përfshirë në konflikt

Të ngjashme

Të fundit