16.3 C
New York
Wednesday, October 1, 2025

Buy now

Qelaj: Ka një tendencë të vazhdueshme për të goditur institucionet e pavarura

- Advertisement -

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ka deklaruar se ekziston një tendencë për të goditur institucionet e pavarura.

Në 25-vjetorin e themelimit të këtij institucioni, ai para diplomatëve të huaj potencoi edhe nevojën që partneriteti me aleatët të fuqizohet dhe të vazhdojë edhe më tej në drejtim të respektimit të të drejtave të njeriut. “Sfidën më të madhe e kemi mungesën e vullnetit politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe formimin e qeverisë dhe institucioneve të tjera që funksionojnë pas zgjedhjeve”.

“Këto vite, për sa vite unë jam Avokat i Popullit, kam parë një tendencë që vazhdimisht, në situata të kësaj natyre, të goditen institucionet e pavarura dhe të jenë nën kërcënim në forma të ndryshme. Qoftë përmes deklarimeve publike, qoftë përmes anashkalimit dhe injorimit të qëndrimeve që i kryen Avokati i Popullit”, sqaroi Qelaj.

Ai shtoi se problemi më i madh që ka Kosova aktualisht lidhet me konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë dhe funksionimin e institucioneve pas zgjedhjeve.

“Janë 2 mijë e 300 rekomandime që janë dhënë autoriteteve publike për avancimin e respektimit të të drejtave themelore të njeriut. Janë mbi 90 agjenci ndërkombëtare që kanë mbështetur Avokatin e Popullit”.

“Sfidën më të madhe e kemi mungesën e vullnetit politik për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe për zgjedhjen e qeverisë dhe institucioneve të tjera”.

Gjykata Kushtetuese të martën ka vendosur se Kuvendi i Kosovës nuk është i konstituuar dhe se duhet të zgjidhet nënkryetari nga radhët e komunitetit serb. Deputetëve iu është dhënë afat 12 ditë, pasi të publikohet aktgjykimi, që ta konstituojnë Kuvendin. Vendimi është marrë pas ankesës së Listës Serbe.

Të ngjashme

Të fundit