Minatorët e ndërmarrjes Trepça, të cilët janë në ditën e tretë të grevës, i ka vizituar sot Avokati i Popullit, Naim Qelaj.
Ai ka deklaruar se greva e minatorëve është e ligjshme, dhe kërkesat e tyre do t’i përcjell tutje, përcjell teve1.info
“Greva e minatorëve e ligjshme, do t’i përcjell më tutje kërkesat e tyre”, është shprehur ai.
Punëtorët e Trepçës janë vizituar sot edhe nga Sindikata e Shqipërisë dhe Sindikata e Punëtorëve Privat të Kosovës.
Greva e tyre e urisë ka ardhur si shenjë proteste për vonesat që po u bëhen në ekzekutimin e pagave.
Kërkesat e tyre janë realizimi i pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqja apo shkarkimi i u.d i kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe kërkesa për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve. /Tëvë1/