Jemi në gjysmë të sezonit dimëror, ndërsa Komuna e Prishtinës ende nuk ka kontraktuar kompaninë, e cila do të bënë mirëmbajtjen dimërore.
Sipas njoftimit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) Komuna e Prishtinës ka nisur procedurat e prokurimit:
“Mirëmbajtja dimërore e rrugëve dhe trotuareve zhbllokimi i kanalizimit atmosferik” dhe se ende nuk është shpall fituesi. Vlera që komuna e ka paraparë për këtë tender është 2 milionë e 450 mijë euro.