2.5 C
New York
Wednesday, December 4, 2024

Buy now

Qazim Laçi shpallet lojtar i ndeshjes, Albion Rrahmani me paraqitje shumë të mirë

- Advertisement -

Sparta e Pragë ka shënuar fitore me rezultat 4-1 ndaj Karvinës në Superligën e Çekisë.

Klubi i madh çek është paraqitur nga minuta e parë me tre futbollistë shqiptarë, Albion Rrahmanin, Qazim Laçin dhe Ermal Krasniqin.

Rrahmani asistoi dhe shënoi për tu zëvendësuar në minutën e 61-të. Ai është vlerësuar nga SofaScore me notën 8.8.

Sulmuesi kishte edhe katër duele të fituara dhe katër pasime kyçe.

Edhe mesfushori i Shqipërisë, Qazim Laçi, ka arritur të shënojë një gol në këtë fitore.

Laç u shpall lojtar i ndeshjes me notën 9.7, duke zhvilluar një ndeshje perfekte.

Ai kishte 31 pasime, nga to 28 të sakta, ndërsa shtoi pesë pasime kyçe dhe tri ndërhyrje në top.

Ermal Krasniqi nuk kishte paraqitje të nivelit të lartë, duke u ndalur në notën 6.6.

Sparta Praga u kthye të fitorja pas një kohe të gjatë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit