Home Lajme Qasja e qeverisë ndaj propozimit franko-gjerman, Nitaj: E mjegullt, e paqartë dhe jotransparente

Qasja e qeverisë ndaj propozimit franko-gjerman, Nitaj: E mjegullt, e paqartë dhe jotransparente

0

Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Muharrem Nitaj ka thënë se qasja e Qeverisë ndaj propozimit Franko-Gjerman, është e mjegullt, e paqartë, jotransparente.

Nitaj ka thënë se oferta e radhës do të jetë shumë e keqe për palën reguzuese.

“Ajo që është e sigurtë është se pala refuzuese, ofertën e radhës do ta ketë shumë më të keqe se sa propozimin e tashëm”, ka shkruar Nitaj.

Postimi i plotë i Nitajt:

Qasja e Qeverisë ndaj propozimit Franko-Gjerman, është e mjegullt, e paqartë, jotransparente!
Ajo që është e sigurtë është se pala refuzuese, ofertën e radhës do ta ketë shumë më të keqe se sa propozimin e tashëm.
Kështu i ka pas ndodhur edhe Millosheviqit në vitet 1998-1999.
I ka pasë refuzuar krejt propozimet amerikane deri në fushatën e bombardimeve.
Për këtë të fundit nuk e kan pasë pyetur Millosheviqin!

Exit mobile version