5.5 C
New York
Sunday, January 11, 2026

Buy now

Qartësohet e ardhmja e Sakas te Arsenali

- Advertisement -

E ardhmja e Bukayo Sakas, i cili është rritur në akademinë e Arsenalit dhe është bërë një nga pjesët më të rëndësishme të ekipit të Mikel Artetës, tashmë është e qartë.

Sipas raportimit të The Athletic, Arsenali ka arritur marrëveshje me Bukayo Sakan për ta zgjatur kontratën e tij, e cila përfundon në vitin 2027.

Me kontratën e re që do të jetë e vlefshme deri në vitin 2031, Saka do të bëhet një nga lojtarët më të paguar të skuadrës.

Futbollisti 24-vjeçar, i cili u promovua në ekipin e parë në sezonin 2019-2020, ka zhvilluar 290 ndeshje, duke shënuar 77 gola dhe duke dhënë 77 asistime.

Në këtë sezon, ylli anglez ka kontribuuar me 7 gola dhe 6 asistime në 27 ndeshje me “The Gunners”.

Të ngjashme

Të fundit