-1 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Qalaj: Shpresojmë të votohet nga pozita rezoluta për policinë

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, shpreson që në seancën e  jashtëzakonshme, në Kuvendin e Kosovës të votohet rezoluta për mbështetjen financiare për Policinë e Kosovës.

“Shpresojmë që nesër  kjo seancë të mbahet, dhe shpresoj dhe lutem që në të të marrin pjesë edhe deputetët e pozitës, dhe po ashtu shpresoj që nëse ata marrin pjesë, atëherë të jemi të gjithë së bashku dhe ta përkrahim rezolutën e cila është iniciuar nga PDK-ja dhe është mbështetur nga partitë opozitare, dhe kjo rezolutë ka të bëjë me përmirësimin e kushteve për Policinë e Kosovës”, deklaroi Qalaj.

Ai sqaroi se janë 3 pika kryesore që janë përfshirë në këtë rezolutë: është çështja e pagesës së shtesës për rrezikshmëri, sigurimi shëndetësor dhe është ligji për pensionim të parakohshëm për Policinë e Kosovës.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit