23.8 C
New York
Sunday, May 4, 2025

Buy now

Qalaj: PDK s’ka votë për Albulena Haxhiun

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka deklaruar se partia e tij nuk do të japë votën për kandidaturën e Albulena Haxhiut nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Sipas tij, Haxhiu nuk përmbush standardin e dinjitetit që kërkohet për këtë pozitë, duke përmendur gjuhën e ashpër dhe qasjen përçarëse që ajo ka pasur ndaj partive opozitare.

“Qëndrimi i PDK-së mbetet i pandryshuar. Nuk ka votë për dikë që nuk është i denjë për postin e kryetares së Kuvendit,” tha Qalaj.

Ai theksoi se edhe në rast të ndërrimit të formës së votimit, pozicioni i PDK-së nuk do të ndryshojë: “Prapë votimi do të jetë i njëjtë.”

Të ngjashme

Të fundit