Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, tha se për PDK-në, Albulena Haxhiu, nuk do të këtë votën për kryeparlamentare.
“Është gjendje e njëjtë. Nuk ka ndryshuar. Nuk ndryshon sot, nuk do të ndryshoj as pas 48 orëve, s’do të ndryshoj as pas një jave, as pas një muaji sa i përket zonjës Haxhiu. Te PDK-ja nuk kalon. Duhet gjetur një gjuhë të përbashkët për të dalë nga kjo situatë”, tha Qalaj.