Para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka theksuar se partia e tij nuk do të mbështesë asnjë kandidat për kryesi që ka qenë pjesë e ish-qeverisë.
“Ne jemi në pritje të një iniciative nga partia që ka siguruar më së shumti ulëse në Parlament, që të krijojë shumicën”.
Shumica krijohet me marrëveshje politike. Sa i përket Partisë Demokratike, nuk votojmë askënd që ka qenë pjesë e qeverisë së Kosovës”, tha Qalaj para gazetarëve