9.7 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Qalaj: Nëse Kurti dështon, PDK-ja do ta formojë qeverinë e re

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka bërë me dije se kjo parti është duke e pritur që Albin Kurti ta konsumojë afatin kohor prej 15 ditësh për formimin e qeverisë së re.

Nëse Kurti dhe LV-ja dështojnë, ka thënë ai, atëherë do të jetë radha e PDK-së.

Në një prononcim për “Indeksonline”, ai është shprehur i bindur se PDK-ja do të mund të bëjë qeverinë e re.

“Jemi duke pritur që partia e cila ka marrë më së shumti ulëse në Parlamentin e Kosovës, dhe meqenëse tanimë zyrtarisht është mandatur deputeti Albin Kurti, si mandatar për formimn e qeverisë, jemi duke pritur që ata të krijojnë shumicën parlamentare dhe të kenë qeveri, dhe nëse jo normalisht që PDK pastaj do të marrë iniciativën të krijojë shumicën dhe të krijojë qeverinë”, ka thënë Qalaj.

Të ngjashme

Të fundit