11.3 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

Qalaj: Kurti nuk është i sinqertë me veteranët e UÇK-së

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj thotë se ka respekt për kryeministrin, Albin Kurti, porse ky i fundit nuk është i sinqertë.

Këto deklarata ai i bëri në emisionin “Info Nata” në Tëvë 1, teksa iu referua deklaratave të Kurtit se pensionet e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të trajtohen me një Ligj të veçantë.

Madje, sipas tij, me diskutimet që i ka bërë Lëvizja Vetëvendosje lidhur me Ligjin për Pagën Minimale ku nuk përfshihen veterantë, i kanë fyer këto kategori.

“Në fakt është neni 18 i Ligjit për Veteranët të UÇK-së që e përcakton pensioni i veteranëve nuk mund të jetë më i vogël sesa paga minimale dhe mendoj që janë të lidhur atë çka thotë Kurti, kam respekt për të, por nuk është i sinqertë sepse veteranët nuk kanë përkujdesje. I keni parë diskutimet nga partia në pushtet në njëfarë mënyrë indirekte edhe i fyejnë këto kategori. E keni parë së pari ministrin e Financave që me qasje arrogante mundohet ta arsyetojë këtë Ligj duke konsideruar që veteranët kanë shumë procese gjyqësore dhe pa u marrë një vendim nga organet që të mos procedohet me këtë ligj”, thotë ai.

Kurse, sa i përket protestës së veteranëve të hënën para Kuvendit të Kosovës, deputeti opozitar thotë se ka qenë “një foto jo e mirë dhe gjendje që s’na bën nder askujt”.

“Mos të harojmë që protesta e veteranëve ka qenë foto jo e mirë gjendje që sna bën nder askujt realisht veteranëve falë tyre jemi këtu ku jemi e dijmë që lirinë që e gëzojmë realisht e gëzojmë për shkak të luftës së UÇK-së, veteranët, invalidët pastaj mbështetja që luftëtarët kanë marrë nga populli”, shtoi ai./teve1.info/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit