Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj para nisjes së vazhdimit të 48-të të seancës konstituive të Kuvendit të Kosoëvs tha se qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të shqetësohen, pasi sipas tij, Kosova është duke humbur shumë.
“Kosova po humb shumë, si në aspektin politik ashtu edhe të ndihmave nga jashtë. Ju e dini që Kosova është duke rrezikuar një fond 900 milionësh nga Plani i Rritjes.
Nuk shoh ndonjë sinjal që do të ketë ndryshim në bllokadën e krijuar në politikën vendore”
tha Qalaj.
Në lidhje me takimin që po flitet mes kryetarit të VV-së Albin Kurti me kryetarin e Nismës, Fatmir Limaj, Qalaj tha se duhet të ndodhin.