4.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Qalaj kërkon “reagim urgjent” nga Prokuroria për tenderët njëburimor pas deklarimeve të Sveçlës

- Advertisement -

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, ka kërkuar “reagim urgjent” nga prokuroria pas tentim-arsyetimeve të Ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, rreth tenderëve njëburimor: që i arsyetoi me atë që nuk duhet t’i dijë Serbia e Rusia anipse tenderët për të cilët po pyetej ishin të natyrës jo të klasifikuara, por për softuerë kompjuterësh.

“Janë deklarata të pamatura që nuk kanë fare kuptim. Institucionet e sigurisë e kanë të rregulluar çështjen e kontraktimit të pajisjeve logjistike, armatimit dhe shërbimeve me një rregullore të veçantë të Qeverisë, e cila lejon që të bëhen kontrata të klasifikuara. Mirëpo, ato duhet të jenë vetëm kur të kemi të bëjmë me blerjen e armëve, pajisjeve ushtarake dhe shërbimet të cilat mund të mbahen konfidenciale”, ka thënë Qalaj për “Ekonomia Oneline”.

“Kjo nuk do të thotë që për kontrata të ndryshme të cilat janë të ushqimit, të pastrimit, janë çështje që duhet të diskutohen në mënyrë të hapur dhe është e kundërligjshme që të veprohet ndryshe. Prandaj, nëse deklarata e ministrit ka të bëjë me kontratat të cilat nuk janë të specifikuara si të klasifikuara, duhet të reagojë urgjentisht Prokuroria e Shtetit dhe të merret ndaj kujtdo që është marrë me çështjen e kontraktimit”, ka thënë Qalaj.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit