Rashit Qalaj, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se opozita ka folur shumë më herët për krizën e rritjes së çmimeve.
Qalaj ka shtuar se qeveria vetëm tash ka filluar të merret me këtë problematikë, shkruan lajmi.net.
Ai ka hedhur kritika të ashpra në drejtim të qeverisë duke thënë se kjo është e turpshme.
Përveç kësaj, Qalaj ka vijuar duke thënë për qeverinë se “bash në tokë të bukës nuk jeni hiç”.
“Ka disa muaj që po flasim për temën që po flasim sot. Mirë u bë që sot na erdh një rezolutë që dëshmon që Lëvizja Vetëvendosje është kthy dhe po jeton në Kosovë. Që kur kemi fol për energjinë dhe rritjen e çmimeve të saj, për ngritjen e çmimeve të naftës, dhe rritjen e çmimeve të produkteve elementare, në atë kohë kemi folur dhe diskutuar rritjen e çmimeve të produkteve esenciale. Dhe u deshën shumë muaj që ministrja të na thotë se qeveria ka filluar të merret me këtë problem. Mund të them se qeveri e Kosovës kjo është e turpshme, ama bash në tokë të bukës nuk jeni hiç. Ne tentuam pastaj që mazhorancës ti themi që duhet të filloj marrjen e masave sa më shpejt. Kosova ka qenë kantier i zhvillimit, mirëpo tash s’kemi asgjë. Kemi humbje të shpresës. Neve të rinjtë e të rejat na shkuan të gjithë. Dhe janë duke pritur para ambasadave. Dhe unë mendoj që migrimi këto ditë është më i madh ndoshta se i viteve ’90”, ka thënë Qalaj.