Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj beson se pret që zgjedhjet e nivelit qëndror do të mbahen në muajt e ardhshem të vitit 2024. Ai këto deklarime i bëri nën argumentin se qyetarët janë “të zhgënjyer pikërisht për shkak të krizës ekonomike, çështjeve sociale dhe aferave”.
“Njerëzit janë të zhgënjyer pikërisht për shkak të krizës ekonomike dhe çështjeve sociale dhe për shkak të shumë aferave”, deklaroi Qalaj në Pressing.
“Besoj që zgjedhjet qëndrore do të jenë shumë shpejtë, së paku pritjet e mia dhe të PDK-së zgjedhjet do të jenë shumë shpejtë, ndoshta në muajt e parë të vitit që po hyjmë dhe do ta shihni që do të ketë një rezultat krejt tjetër”, pohoi ai.
Sipas tij, zhgënjimi i qyetetarëve me “keqqeverisje” ka bërë që ata të “kërkojnë alternativë për zgjedhjet e reja”.
“Adresimi i të gjitha keqpërdorimeve të këtij pushteti kanë arritur ta bindin bukur-shumë qytetarin e Kosovës për keqqeverisjen që e kemi sot dhe të kërkojnë alternativë për zgjedhjet e reja”, tha Qalaj.