Deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj, ka thënë se partisë së tij nuk i ka mbetur merak që kryetari i VV-së, Albin Kurti, nuk i ka dërguar letër për takim.

Ai ka treguar se pse nuk e ka bërë një gjë të tillë i pari i VV-së.

Deputeti i PDK-së ka bërë me dije se qëndrimi i kësaj partia për të mos e votuar Albulena Haxhiun për kryeparlamentare nuk ndryshon.

“Me thënë të drejtën nuk na ka mbetur merak aspak që nuk kemi pranuar letër nga Kurti. Kurti realisht oponent kryesor poliitk e ka PDK. PDK-ja ka vendosur që mos të shkoj në koalicon me VV-në as sot as nesër dhe as fare”, ka thënë Qalaj, raporton Rtv21.